Mbreti Karl u kurorëzua zyrtarisht monark i Mbretërisë së Bashkuar të shtunën, më 6 maj dhe një turmë e madhe mori pjesë në ngjarjen historike. Pas ceremonisë, Karli dhe Kamila u kthyen në Pallatin Buckingham, ku ndoqën flypast-in me anëtarët e vjetër të familjes mbretërore.
2300 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, kurorëzimi i parë i një monarku pas 70 vjetësh.
Megjithatë, kurorëzimi i Karlit u bë në të njëjtën ditë që djali i Harry dhe Meghan, Archie, mbushi katër vjeç! Mbreti Karl shtroi një darkë private në Pallat sipas DailyMail, dhe ka bërë një dolli për nipin e tij!
Pas kurorëzimit të babait të tij, Princi Herri u largua me nxitim dhe u kthye në Kaliforni dhe në shtëpinë që zotëron me familjen e tij në Montecito.
Ceremonia e kurorëzimit të Karl ishte dalja e parë zyrtare e Harrit me familjen e tij që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar./abcnews.al