Zbulohet shuma që përfitoi gjyqtarja dhe avokati në Elbasan, kush është ish-gjyqtari që nuk pranoi t’i nënshtrohej Vettingut

schedule09:36 - 22 Korrik, 2022

schedule 09:36 - 22 Korrik, 2022

SPAK ka ndërmarrë një operacion ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Abc mëson se gjyqtarja Zamira Vyshka akuzohet për korrupsion dhe për të është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie.”

Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj. Ky i fundit është i dënuari për të cilin janë paguar lekët.

Në arrest shtëpie është lënë edhe shtetasi A.T.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë në qytetin e Elbasanit, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës (Ilir Pashaj), i kanë ofruar gjyqtares Zamira Vyshka një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Mësohet se shuma e përfituar është 400 mijë lekë.

Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan. Sipas burimeve të Abc, Pashaj u largua nga sistemi para vettingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.

Njoftimi KPK në 2018 për ish-gjyqtarin Ilir Pashaj 

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!