Këto janë momentet kur policia e Shkodrës zbuloi tri ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi përmes llambave elektrike në fshatin Hot në Shkodër.
Forcat e rendit arrestuan dy kushërinjtë, Lazer Pepaj dhe Sander Pepaj, ndërsa shpallen në kërkim si bashkëpunëtor edhe një 33-vjeçar me iniciale K.P.
Gjate aksionit janë ndaluar edhe 4 punonjës të OSHË-së dhe janë proceduar edhe dy të tjerë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi rezultoi se ambient ku kultivohej lënda narkotike kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë.
Nga kontrollet e kryera prej policisë në dy banesa dhe një stallë, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë. Për këtë rast policia ka referuar ne prokurori ndjekjen penale për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

