Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet 63-vjeçari

schedule09:24 - 26 Maj, 2025

schedule 09:24 - 26 Maj, 2025

Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.  Arrestohen pronari i banesës, 63-vjeçari Isa Gashi që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së Ramis Malaj për shpërdorim detyre .

Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestroi: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi,  një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!