Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Indrit Taullait në Kosovë një ditë më parë.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se arrestimi i Taullaut është bërë me urdhër të SPAK dhe pista kryesore e hetimit ndaj tij është ajo për një ngjarje kriminale.
Abcnews.al ka siguruar dhe foton e Indrit Taullaut.
Taullai u arrestua më 6 dhjetor në Kosovë, dhe sipas mediave kosovare ishte futur brenda këtij territori që prej ditës së djeshme. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për arrestimin, ndërsa Taullau pritet që të ekstradohet në Shqipëri.
LEXO EDHE: Arrestimi i Indrit Taullait në Kosovë, burime nga policia shqiptare: Nuk kemi informacion
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale./abcnews.al