Zbulohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor

schedule15:56 - 9 Janar, 2024

schedule 15:56 - 9 Janar, 2024

Sinead O’Connor vdiq nga shkaqe natyrale, njoftoi mjekja ligjore të martën, më 9 janar. Këngëtarja u gjet pa shenja jete, nga policia në banesën e saj në Herne Hill, në juglindje të Londrës, korrikun e kaluar.

Detektivët nuk e trajtuan vdekjen e papritur të 56-vjeçares si të dyshimtë dhe autoritetet thanë këtë të martë se ajo vdiq nga shkaqe natyrale.

“Kjo është për të konfirmuar se zonja O’Connor vdiq nga shkaqe natyrore”, tha një zëdhënës i gjykatës së mjekëve të Southwark për MailOnline.

O’Connor vdiq 18 muaj pasi djali i saj Shane vrau jetën në moshën 17-vjeçare në janar 2022 pasi u arratis nga spitali.

Në Tweet-in e saj të fundit, këngëtarja ka postuar një foto të Shane dhe ka shkruar: “Që atëherë kam jetuar si një krijesë e pavdekur e natës. Ai ishte dashuria e jetës sime, llamba e shpirtit tim. Ishim një shpirt në dy gjysma. Ai ishte i vetmi person që më donte pa kushte. Unë jam e humbur në bardo [termi budist për gjendjen midis vdekjes dhe rilindjes] pa të.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!