Betty White vdiq nga shfaqe natyrale në moshën 99-vjeçare. Ajo vdiq më 31 Dhjetor, pak më shumë se tre javë para se të mbushte 100 vjeç. Agjenti i tij, Jeff Witjas ka hedhur poshtë thashethemet se vdekja e ikonës hollivudiane erdhi nga marrja e dozës së tretë të vaksinës, duke thënë se vdiq paqësisht në gjumë.
Jeff, i cili ishte gjithashtu mik i ngushtë i saj, tha në një deklaratë për revistën People se vdekja e saj nuk duhet të politizohet. “Njerëzit thonë se vdekja e saj ishte e lidhur me marrjen e një vaksine përforcuese tre ditë më parë, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo vdiq për shkaqe natyrale”, tha ai për revistën.
“Vdekja e saj nuk duhet të politizohet – kjo nuk është jeta që ajo jetoi.“, shtoi ai. Ikona e televizionit dhe filmit lë pas një trashëgimi mbi 75 vjeçare, me punën e saj të parë profesionale në industrinë e argëtimit në vitin 1939.
/abcnews.al