Zbulohet shkaku i grushteve me Gasperinin, Gomez: Dua të kaloj në një klub të madh

schedule16:28 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 16:28 - 16 Dhjetor, 2020

Atalanta ka nxjerrë në merkato një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe kapitenin e ekipit, Papu Gomez. Shkak është bërë një incident në ndeshjen me Midtjylland në Champions League, teksa rrethanat e qarta të zënkës nuk ishin zbardhur deri më tani.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano zbulon gjithçka ka ndodhur në pushimin e asaj ndeshje. Mësohet se trajneri Gasperini i ka kërkuar Gomez të mos luajë më në qendër, por të kalojë si sulmues i djathtë.

Papu ka refuzuar kategorikisht dhe kjo nuk është pritur mirë nga trajneri, teksa të dy kanë degraduar deri në përplasje fizike. Pas kësaj fantazisti nuk është aktivizuar më te Atalanta, teksa në janar ai pritet të transferohet në një tjetër klub.

 

Ndërkohë Papu ka shprehur edhe dëshirën e tij për klubin e ri. Ai kërkon një skuadër me pretendime të mëdha. “Nëse largohem nga Atalanta do të doja të shkoja në një klub, që lufton për titullin ose është duke luajtur në Champions League”, mësohet të jetë shprehur Gomez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!