Silvio Berlusconi u martua me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fascina në fundjavë. “Dasma simbolike” e ish kryeministrit italian vlerësohet të ketë kushtuar të paktën 400,000 euro. Ceremonia u mbajt në pronën historike Villa Gernetto në qytetin Lesmo, në veri të Milanos.
Megjithatë, çifti nuk u martuan zyrtarisht për shkak të një mosmarrëveshjeje për trashëgiminë e ish kryeministrit. Pesë fëmijët e Berlusconit ishin të indinjuar me qëllimin e babait të tyre për t’u martuar me Martën prej pasurisë së tij prej mbi 5 miliardë paund.
Sipas shtypit italian, Marta ishte e ofenduar dhe shumë e zemëruar që nuk kishte një martesë normale. Përkundër faktit se nuk ishte një ceremoni zyrtare, Marta shkëlqente me fustanin e bardhë të Antonio Riva, e cila kishte një bisht 3.5 metra të gjatë dhe që kushtonte rreth 20 mijë euro.
/abcnews.al