Zbulohet shifra e “kripur” e varëses që kishte në finale, Arbana shpenzoi sa dyfishi i çmimit të fituesit

schedule10:49 - 20 Shkurt, 2022

schedule 10:49 - 20 Shkurt, 2022

Arbana Osmani shkëlqeu të premten, në natën finale të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ku fitues u shpall Ilir Shaqiri. Moderatorja kishte veshur një kostum të kuq nga Alexander McQueen që kushtonte rreth 5 mijë euro. Në pjesën e aksesorëve, ra në sy varësja në formë gjarpëri që kap shifrën e kripur.

Mund t’ju duket e pabesueshme por varësja nga gjiganti i bizhuterive “Roberto Coin” ka kushtuar 200 mijë euro, ndërsa unaza e “Crivelli” 16 mijë euro. Vlerën e varëses e ka zbuluar faqja “Albania Streetstyle”. Nëse shtojmë dhe këpucët dhe detajet e tjera, vlerë është astronomike për standartin shqiptar.

Ishte një mbrëmje e këndshme për moderatoren pasi në fillim të spektaklit zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!