Fushata presidenciale e Kanye West ka kushtuar gati 12.5 milionë dollarë, sipas një raporti nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve. Reperi i famshëm financoi vetë shumicën e kandidimit të tij, që nisi vetëm katër muaj para ditës së votimit, duke mbledhur vetëm 2 milionë dollarë nga kontribuesit e jashtëm.
Kjo mungesë entuziazmi u transferua në kutinë e votimit, ku West fitoi vetëm 66 mijë vota në të gjithë SHBA-në. Dokumentet përfundimtare të financave të tij vijnë vetëm disa ditë pas konfirmimit të divorcit me Kim Kardashian, një ndarje për të cilën thuhet se shkak u bënë detajet intime të martesës që reperi ndau gjatë fushatës me 4 Korrik.
Megjithëse paratë shkruan për të prodhuar video promovuese, fushata ishte kundër blerjes së çdo televizioni, radioje ose reklamimi dixhital. Një ish anëtar i ekipit të fushatës së Kanye duke folur për revistën “People” pranoi se fondet mund të ishin shpenzuar më mirë. Një burim tha për revistën se mungesa e përvojës së reperit ishte faktori që çoi në dështimin e fushatës.
Kujtojmë që pasi pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale, reperi u shpreh i vendosur për të kandiduar sërish në zgjedhjet e ardhshme. Reperi postoi një fotografi në Twitter me një hartë elektorale, duke shkruar ‘WELP KANYE 2024’. /abcnews.al