Zbulohet se çfarë Meghan Markle i pëshpëriti Harryt gjatë ndeshjes NBA

schedule14:00 - 27 Prill, 2023

schedule 14:00 - 27 Prill, 2023

Meghan Markle dhe Princi Harry bënë një paraqitje të përbashkët pasditen e së hënës dhe dalja e tyre në Los Angeles u bë virale!

Dyshja u panë të dy duke buzëqeshur, ndërsa Meghan u kap duke prekur me butësi burrin e saj dhe babain e fëmijëve të saj, Archie dhe Lilybet.

Pamjet e daljes së tyre u shpërndanë në llogarinë zyrtare të NBA-së në Twitter dhe i bënë kuriozë shumë fansa se çfarë po i thoshin dyshja njëri-tjetrit.

Sipas Jeremy Freeman, i cili lexoi buzët e tyre teksa flisnin, Meghan i tha Harryt: ” shtë e mrekullueshme”. Ai, sipas Mirror, i bëri me kokë Markle dhe i tha: “Po”. Meghan më pas shtoi: “Po, është e preferuara jote”.

Meghan impresionoi me pamjen e saj dhe zgjodhi pantallonat e shkurtra rozë, të cilat i bashkoi me një xhaketë sportive dhe taka. Princi Harry ishte i veshur me xhinse, xhaketë sportive dhe atlete./abcnews.al