Ai është një nga personat që në periudhën e fundit ka pushtuar mediat e huaja. Princi Harry, pas publikimit të librit të tij të titulluar ‘Spare’, sheh emrin e tij të shfaqet në revista dhe tabloide ndërsa diskutohet për marrëdhënien e tij me anëtarët e familjes mbretërore britanike. Në fakt, të gjithë po pyesin nëse ai do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles.
Ndaj ndërkohë që nuk është dhënë një përgjigje zyrtare për ngjarjen më sipër, Princi Harry është duke përgatitur daljen e tij të radhës. Në veçanti, ai do të jetë në konferencën e organizatës “Better Up” në San Francisko, më 7 dhe 8 mars. Duka i Sussex do të jetë në mesin e të ftuarve të famshëm që do të flasin për shëndetin mendor, duke përfshirë Issa Rae, David Chang, Robin Arzon dhe Adam Grant.
Paraqitja e tij në konferencë do të jetë paraqitja e tij e parë profesionale që nga botimi i librit të tij më 10 janar, në të cilin ai ka folur për betejat e tij për shëndetin mendor pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana. Ajo që ka marrë shumë vëmendje në “Spare”, është pjesa ku Harry ka treguar se është rritur pa afeksion nga babai i tij Charles./abcnews.al