Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet rastet e para të variantit britanik të Covid-19 në Francë dhe Japoni

schedule07:27 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 07:27 - 26 Dhjetor, 2020

Në Francë dhe Japoni janë konfirmuar rastet e parë me variantin britanik të SARS-CoV-2. Prestigjozja franceze “Le Monde” raporton se rasti u zbulua të premten, dy ditë para nisjes së fushatës së vaksinimit në vend.

Rasti u konfirmua në Tours, tek një person i cili banon zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpinë e tij, tha ministria e shëndetësisë, e cila njoftoi rastin e parë.

Burri kishte mbërritur nga Londra në 19 dhjetor dhe u u testua dy ditë më vonë, ku rezultoi pozitiv për koronavirusin. Mjekët dyshonin se ai është prekur nga varianti i SARS-CoV-2, dhe iu nënshtrua testit specifik ku rezultoi të jetë infektuar me variantin e ri.



Japonia ka shmangur numrin e madh të infeksioneve të parë në vendet nga SHBA në Evropë , por rastet po rriten ndjeshëm dhe numrat ditorë kaluan 3,000 për herë të parë këtë muaj. Pesë personat e infektuar me llojin e ri të Covid-19 kishin arritur të gjithë së fundmi nga Britania e Madhe.

Sipas disa studimeve të paraqitura në Britani, varianti i ri i koronavirusit është më ngjitës sesa lloji origjinal. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!