Zbulohet propozimi i PD për kandidatin për kryetar të Bashkisë Durrës

schedule20:47 - 1 Shkurt, 2022

schedule 20:47 - 1 Shkurt, 2022

Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak të qytetit bregdetar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Mësohet se propozimi PD, dega Durrës, i është nisur Kryesisë qendrore për miratim.

Deri më tani, është Partia Socialiste ajo që i ka zbardhur emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, dhe Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

PD-ja zyrtare nuk i ka bërë ende publikë kandidatët e saj për kryetarë bashkie. I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Gazmend Koduzi anëtar i Kryesisë së PD deklaroi se janë disa emra në diskutim për çdo bashki, dhe pasi të merren vendimet do të bëhen publikë.

Në Bashkinë Durrës, Partia Socialiste do të garojë me Emirjana Sakon e cila është aktualisht edhe kryetare në detyrë. Kurse, pas mbajtjes së Primareve të dielën, fitues për kandidat për kryebashkiak të Durrësit nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha doli Ardian Muka.

Kandidatët e PS në 6 bashki:

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës, PS garon Eriselda Sefën, aktualisht kryetare e komanduar.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit në 6 bashki:

–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota.

–Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.-

–Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota.

–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota.

–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota.

–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota. / sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!