Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet plantacioni me kanabis pranë kufirit greko-shqiptar

schedule15:28 - 15 Tetor, 2025

schedule 15:28 - 15 Tetor, 2025

Policia greke ka zbuluar një tjetër plantacion droge pranë kufirit greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, këtë herë në një zonë pyjore të Parakalamos, në Komunën e Pogonit pranë kufirit greko-shqiptar.

Sipas informacioneve, plantacioni u gjet i fshehur me kujdes në bimësi, në kuadër të hetimeve operative të synuara nga policia greke në zona të konsideruara të përshtatshme për kultivimin e paligjshëm të bimëve narkotike.



120 fidanë marijuane, me lartësi nga 10 deri në 50 centimetra, u shkulën dhe u sekuestruan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorëve .

Çështja i është caktuar Njësisë Kundër Drogës në Janinë, e cila po përdor të gjitha informacionet e disponueshme për të identifikuar personat që ishin përgjegjës për kujdesin dhe kultivimin e plantacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!