Zbulohet plantacioni me 2 ton marijuanë në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

schedule15:00 - 23 Tetor, 2019

schedule 15:00 - 23 Tetor, 2019

Katër shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle pasi u zbulua se kishin ndërtuar tre plantacione me marijuanë në një park natyror. Gjatë arrestimit u sekuestruan më shumë se 2 ton marijuanë.

Policia spanjolle ka vënë në pranga një grup criminal, të përbërë prej katër shtetasish shqiptarë, të cilët kultivonin marijuanë në parkun natyror “Serrania de Cuenca”. Agjentët e policisë zbuluan tre plantacione me marijuanë që ishin të fshura mes pishave në një zonë me bimësi të dendur ku ishte e vështirë të kaloje.

Shqiptarët kishin ndërtuar një kamping nga ku kishin mundësinë të monitoronin 24 orë rritjen e bimëve të marijuanës. Policia bëri të ditur se falë sinjalizimeve të qytetarëve u bë i mundur sekuestrimi i më shumë se 2 ton marijuanë. Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet kanë nisur në muajin tetor, ku agjentët e policisë u njoftuan nga qytetarët për praninë e shqiptarëve Brenda parkut natyror.

Në më pak se një javë policia zbuloi bazën e tyre të veprimit në një zonë të vështirë për të hyrë, ku duhej ecur në këmbë për të paktën 30 minuta. Katër shqiptarët gjithashtu kishin krijuar një system të sotisfikuar ujitjeje të cilin e kishin kamufluar mes bimëve të tjera.

Përvec sasisë se konsiderueshme të marijuanës u gjetën dhe 1600 euro cash, një automjet, katër aparatë celularë dhe një peshore elektronike ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!