Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet një “shtëpi bari” në Tiranë, 31-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë duke u hedhur nga kati i katërt

schedule18:46 - 16 Mars, 2022

schedule 18:46 - 16 Mars, 2022

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Tiranë. Këtë herë efektivët e komisariatit numër 4 kanë zbuluar ambientin e përshtatur në një apartament në zonën e Qesarakës në kryeqytet.

Burime nga policia për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se në pranga është vënë një 31-vjeçar nga Lushnja. Ky i fundit e kishte marrë me qira banesën në katin e katërt dhe më pas e ka kthyer në ambient për kultivimin e kanabisit, duke përdorur energjinë elektrike.



Për t’i shpëtuar policisë, i riu është hedhur nga kati i katërt, por më pas u arrestua. Mësohet se 31-vjeçari ishte hedhur nëpërmjet tubave jashtë pallatit dhe ishte futur ne një hotel aty pranë. Megjithatë arratia nuk zgjati shumë, pasi u prangos nga policia.

Sakaq, ambienti i përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike u zbulua nga policia në bashkëpunim me OSHEE. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!