Zbulohet një lule e re orkideje e ngjashme me qelqin

schedule12:28 - 27 Mars, 2023

schedule 12:28 - 27 Mars, 2023

Pavarësisht pranisë së saj në parqe dhe kopshte anembanë Japonisë, studiuesve në Universitetin Kobe iu deshën dhjetë vjet për të konfirmuar se bima (spiranthes hachijoensis), e njohur edhe si “gërsheta e zonjës” për shkak të ngjashmërisë së saj me tufat e flokëve, ishte një lule e panjohur më parë.

“Ishte një surprizë të zbuloja një specie të re orkide, e cila është aq e zakonshme sa mund të shihet në parqe, kopshte dhe midis vazove me lule”, tha studiuesi Kenji Suetsugu.

Sipas tij, bima ka lule delikate që ngjajnë me objekte xhami dhe prej kohësh është një lule e vlerësuar.

Bima, me lulet e saj spirale, përmendet edhe në antologjinë më të vjetër japoneze të poezive, “Manjoshu”, e cila daton në shekullin e VIII./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!