Biologu Halil Ibrahimi theksoi se është zbuluar një insekt i ri në Kosovë. Për “Abc-në e mëngjesit”, biologu tha se insekti, i gjendur në Bjeshkët e Nemuna në Deçan, është emërtuar koronavirus për faktin se është zbuluar gjatë karantinës.
Ai thotë se duke patur parasysh mënyrën si jeton nuk pritet të gjendet jashtë Bjeshkëve të Nemuna, pasi është një lloj që ka lëvizje të vogël. “Ky insekt bën pjesë në një grup të vogël të insekteve ujore, por me lloje të rralla në zonat burimore.
Në bazë të hulumtimeve tona, del se ky insekt ka dy lloje të përafërta, një që gjendet në Bullgari dhe tjetri në Bosnje-Hercegovinë e Serbi. Ajo që e bën dhe më unike është se është një lloj endemik, një lloj i vetëm në Kosovë. Kjo e rrit përgjegjësinë se mbrojtja ndaj tyre duhet të jetë më e vëmendshme.”, u shpreh biologu. /abcnews.al