Një kontejner i mbushur me kokainë nga Ekuadori është gjendur në Pire nga autoritet e Doganës me ndihmën e Zyrës së DEA-s të Ambasadës Amerikane. Raportohet se autoritetet, pasi vlerësuan informacionin, kryen inspektime 20-ditore në Portin e Pireut në më shumë se 150 kontejnerë.
Rezultati i inspektimeve ishte gjetja e kontejnerit, në muret e së cilës u gjetën të fshehura 30 pako me kokainë, me një peshë prej 35 kg, të cilat u konfiskuan.
Kontejneri, i cili supozohej të ishte i mbushur me “artikuj ushqimorë”, ishte ngarkuar në një anije, e cila ishte nisur më 15 nëntor nga Porti i Guayaquil në Ekuador dhe mbërriti në Portin e Pireut më 7 dhjetor.
Autoritetet po kryejnë një hetim paraprak dhe po bashkëpunohet me autoritetet përkatëse jashtë vendit, për të gjetur dhe arrestuar autorët. s.b/abcnews.al/