Zbulohet në Kaliforni rasti i parë i variantit Omicron

schedule20:38 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 20:38 - 1 Dhjetor, 2021

Rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, Omicron është zbuluar më 1 dhjetor në Kaliforni, tha Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.

Personi në fjalë, i infektuar me variantin e ri të COVID-19 ishte kthyer nga Afrika e Jugut në SHBA më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë, shtoi Fauci.

Sipas Faucit, personi i cili ishte i vaksinuar kundër koronavirusit me vetëm dy doza të vaksinës kishte simptoma të lehta dhe ishte vetizoluar derisa personat me të cilët ishte në kontakt, të gjithë rezultuan negativ.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone./REL