Megjithëse sapo ka mbaruar “Big Brother VIP 1”, janë të shumtë ata që mezi presin që të fillojë edicioni i dytë. Moderatorja e spektaklit Arbana Osmani, e cila zbuloi lajmin e ëmbël se është në pritje të një fëmije, konfirmoi se edicioni i dytë do të vijë në fund të dhjetorit.
Ndërkohë, Sabiani ka zbuluar se vajza e tij, Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2. Kujtojmë që të premten, që ishte finalja e madhe, u shpall fitues Ilir Shaqiri duke marrë çmimin prej 100 mijë eurosh. Finalistët e tjerë Donaldi, Einxhel dhe Beniada morën nga 10 mijë euro. /abcnews.al