Një ditë para protestës së 7 korrikut është zbuluar edhe fletëpalosja e Partisë Demokratike.

Ajo nis me sloganin tashmë të njohur: “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”
Në fletën që iu është shpërndarë qytetarëve lexohet edhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”.
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është ironia ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha.
“7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!”, shkruhet në fletëpalosje. /abcnews.al

