Marrëdhënia e Harry-t dhe William-it ka qenë e tensionuar vitet e fundit, megjithatë, ata do të gëzojnë një festë të përbashkët fundjavën e ardhshme, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA festojnë Ditën e Babait më 18 qershor.
Në dy vendet festojnë baballarët të dielën e tretë të qershorit dhe të dy pa dyshim do ta kalojnë ditën me familjet e tyre. William me gruan e tij Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, dhe Harry me gruan e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre.
Këtë javë, Princi Harry ishte në Mbretërinë e Bashkuar duke u paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshmi në rastin e tij të hakimit të telefonit kundër gazetës Mirror Group (MGN).
Princi Harry tani është ribashkuar me familjen e tij në SHBA. Gruaja e tij Meghan qëndroi në shtëpi me dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, ashtu siç bëri kur Duka mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Karli III, në maj.
/abcnews.al