Zbulohet fabrikë kanabisi në Angli, arrestohet shqiptari: Më premtuan 2 mijë paund, s’mora asgjë

schedule23:46 - 27 Korrik, 2020

schedule 23:46 - 27 Korrik, 2020

Një azilkërkues shqiptar është arrestuar në Didsbury pasi punonte si roje dhe kopshtar në një fabrikë të madhe kanabisi e cila ishte përshtatur në ambientet e një shtëpie në rrugën Palatine.

Mediat britanike shkruajnë se 25- vjeçari Ledjo Basha kishte shkuar atje si emigrant për një jetë më të mirë.

Avokati i Bashës Eleanor Gleeson tha se i pandehuri nuk mund të flasë anglisht ndaj ai ndoqi procedurat gjyqësore me ndihmën e një përkthyesi shqiptar.

Ai tregoi permes pwrkthyesit se i kishin premtuar 2 mijë £ në muaj, por personat që e kishin marrë në punë nuk i kishin dhënë asnjë qindarkë.

Gjykata e Manchesterit e dënoi Bashën me 7 muaj burg.

Në fermën e kanabisit u gjetën në 276 bimë narkotike kanabis, 77 ndriçuesë dhe 76 transformatorë, të gjitha në funksion të kultivimit të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!