Një person mbrëmjen e sotme u paraqit në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri. Plumbat e kanë kapur në të dyja këmbët.
ABC mëson se personi i plagosur është Ergys Likaj.
Hetuesit kanë marrë dëshminë e parë të të plagosurit në spital. Likaj ka mohuar pistën e vetëplagosjes aksidentale, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e lungomares.
“Sot rreth orës 19:55 në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, Ergys Likaj i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” deklaron policia.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/ Abcnews.al