Zbulohet emri i biznesmenit që u ekzekutua para vilës luksoze, dyshimet e para

schedule18:27 - 24 Nëntor, 2019

schedule 18:27 - 24 Nëntor, 2019

Një atentat i bandave të zonës së ish-pat Riviera del Sol, në Spanjë i ka marrë jetën një 39-vjeçari.

39-vjeçari thuhet se ishte qëlluar me armë teksa parkonte jashtë vilës së tij luksoze në Riviera del Sol afër Fuengirola pasi u kthye nga palestra. Nuk dihet nëse ai jetonte i vetëm. Pas identifikimit u njoftua nga policia se viktima ishte biznesmeni Peter Andrew Williamson, 39-vjeç, nga Salford. Ai u ekzekutua sapo doli na makina e tij tip “Audi”, ndërsa po e parkonte jashtë vilës së tij luksoze. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të premten.

“The Sun” raporton se biznesmeni ishte ekzekutuar me disa plumba në gjoks dhe kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë ato të larjes së hesapeve të drogës, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Vrasja e tmerrshme ishte një tjetër rast i përplasjeve të dhunshme në Kosta del Sol në muajt e fundit.

Shtatorin e kaluar, një 24-vjeçar u godit me thikë dy herë në këmbë nga një sulmues në vendpushimin popullor të Puerto Banus, raportojnë aturotietet lokale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!