Zbulohet e shkuara kriminale, kush janë dy shokët e nipit të deputetit që terrorizuan lokalin

schedule10:03 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 6 Dhjetor, 2021

Gazetari i “ABC” në Lezhë Gjergj Figuri ka mësuar emrat e tre personave që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan tre javë më parë në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin.

Lexo edhe: Kontroll me kallash në lokal, Ramazan Rraja një prej të armatosurve që terrorizoi klientët në Lezhë

Njëri prej autorëve është nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, ndërsa dy të tjerët janë Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi. E ndërsa nipi i deputetit është një figurë e njohur për drejtësinë dhe publikun, dy emrat e tjerë po ashtu janë me precedent penal.

Lexo edhe: Terror me kallash, kush është nipi i deputetit të PS që dhunoi një grua në QSUT, si u arrestua në Belgjikë

Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 Maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë,  14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi. Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!