E udhëhequr nga Didier Deschamps , kombëtarja franceze do të shkojë edhe në Euro 2024.
Francezvt duket se e kanë gjetur sekretin e suksesit dhe protagonisti kryesor i saj është ndër të tjera tekniku francez. Sipas “Parisien”, Deschamps do të jetë në krye të paktën deri në Euro 2024.
Kombëtarja franceze ka fituar Botërorin 2018 dhe Ligën e Kombeve 2020/21 me Deschamps, ndërsa arriti në finalen e Euro 2016. Tashmë është në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit duke mbrojtur titullin e mëparshëm. /G.D abcnews.al/
?? Didier Deschamps va RESTER sélectionneur jusqu’à l’Euro 2024 minimum ! ??
(@le_parisien) pic.twitter.com/ypULwdFpiP
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 11, 2022