“I rrezikshëm”! Zbulohet ditari i dytë me kode sekrete, çfarë shkruante Caroline për burrin që e mbyti

schedule16:23 - 26 Qershor, 2021

schedule 16:23 - 26 Qershor, 2021

Vrasja makabre e 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj grek Babis Anagnostopoulos vijon që të mbajë të mbërthyer opinionin lidhur me detajet e reja. Sot mediat britanike publikuan një lajm lidhur me një ditar të dytë të gjetur në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera. “Daily Mail” shkruan se ditari ishte fshehur nga Carolinë poshtë raftit të këpucëve në shtëpi në mënyrë që të mos binte në dorën e pilotit. Por cfarë thotë ditari?

Lexo edhe: Pas telave me gjemba, del fotoja e parë e vrasësit të Caroline në burg: Sikur jam në shtëpi

E ndërsa i pari rrëfente marrëdhënien e tensionuar, që kishte çuar 20-vjeçaren të merrte vendimin për t’u larguar nga shtëpia së bashku me vajzën, në ditarin e dytë, sipas prestigjiozes britanike detajet janë akomë më shumë dramatike. Sipas gazetës britanike, nga ajo që përshkruan Caroline, bëhet e qartë se martesa e saj me Babis Anagnostopoulos nuk po shkonte aspak mirë.

I vetmi person nga i cili ajo mund të fshihte ditarin ishte burri i saj“, tha një burim policor, cituar nga “Daily Mail”. Sidoqoftë, policia greke e ka mohuar kategorikisht atë që gazeta britanike citon, duke theksuar se nuk është gjetur asnjë ditar i dytë i fshehur në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera.

Sidoqoftë, sipas “Daily Mail”, në ditarin e saj sekret, Caroline gjithçka e përshkruante me kode, në mënyrë që Babis Anagnostopulos të mos mund të deshifronte përmbajtjen. Caroline përdori shkronjat “DG” (Dangerous Guy) (Djal i Rrezikshëm) për të përshkruar burrin e saj si “jashtëzakonisht të rrezikshëm“.

Lexo edhe: Çfarë e lidh Babisin me biznesmenin që u vetëvra? Hetuesit grekë “zbërthejnë” telefonin e pilotit  

Kjo dhe shumë kode të tjera në ditar tregojnë marrëdhënien e vështirë në çiftit mes pilotit dhe 20-vjeçares, që kulmoi me natën tragjike të vrasjes së saj brenda në shtëpi, ndërsa krimi u zbulua pas 37 ditësh, pasi 32-vjeçari pretendoi se gjithçka kishte qenë grabitje, por inskenimi mori fund pas zbulimit nga hetuesit./ d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!