Zbulohet arsyeja se pse PSG ka “fshehur” këmbët e Messit në prezantimin e fanellave

schedule22:24 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:24 - 23 Shkurt, 2022

Para disa ditë skuadra e PSG ka prezantuar edhe fanellat e bardh të skuadrës. Në këtë prezantim në foton që lojtarët e përzgjedhur nga klubi për tu fotografuar së bashku ka rënë në sy një detaj interesant.

Në foton e përbashkët që futbollistët janë fotografuar, drejtuesit e PSG-së kanë “zhdukur” këpucët e Lionel Messit, ndërsa këpucët e lojtarëve të tjerë ishin qartë të dallueshëm.

Aty klubi ka vendosur një mbishkrimi në foto, ku mbulohen tërësisht këmbët e tij. Arsyeja është në thelb shumë e thjeshtë. Sponsor i PSG-së është Nike.

Messi është i lidhur me konkurrentin kryesor të tyre, Adidasin, kështu që parisienët duhej të shmangnin një konflikt interesi midis dy markave të mëdha.

Sipas “Le Parisien”, plot 15 lojtarë të gjigandëve francez veshin produktet e Nikes, ndërsa 13 të tjerë atë të Adidas, 2 të Puma ndërsa vetëm Sergio Ramos përdor ato të Mizuno. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!