Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed më 1 janar me një infeksion të traktit urinar pas operacionit që iu nënshtrua në dhjetor për të trajtuar kancerin e prostatës, sipas një deklarate mjekësore të publikuar këtë këtë të marte nga Pentagoni amerikan.
Infeksioni u trajtua në mënyrë efektive dhe Lloyd Austin po shërohet, tha spitali në një deklaratë. “Presim shërim të plotë”, shtojnë mjekët kurues, duke nënvizuar se mund të marrë pak kohë. “Gjatë shtrimit të tij në spital, ministri Austin nuk e humbi kurrë vetëdijen dhe nuk iu administrua asnjëherë anestezi e përgjithshme. Kanceri i prostatës zbulohet herët dhe prognoza është e shkëlqyer”.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin prej ditësh nuk kishte njoftuar as presidentin amerikan Joe Biden për pranimin e tij në spital, gjë që shkaktoi reagime të forta.
Ish-presidenti Donald Trump, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, argumentoi të dielën se Lloyd Austin duhet të shkarkohet për “sjellje të pahijshme profesionale dhe shpërdorim të rrezikshëm të detyrës“.
Megjithatë, të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Biden ka ende “besim absolut” te Austin dhe se nuk bëhet fjalë për largimin e tij nga Departamenti i Mbrojtjes./abcnews.al