Zbulohet “ari i zi” në Shpirag, Rama: Lajm fantastik

schedule18:30 - 24 Maj, 2019

schedule 18:30 - 24 Maj, 2019

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama është shprehur se kompania SHELL pas testimeve finale, në zonën e malit të Shpiragut në rrethin e Beratit, ka konfirmuar nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit. Rama është shprehur se ky është një lajm fantastik për rritjen ekonomike të vendit.

Në vitet 1989-1990 është kërkuar naftë duke u realizuar në rrëzë të Shpiragut, saktësisht në fshatin Mbreshtan në një pus rreth 5000 metër por që pësoi avari në fund. Punimet u ndërprenë për shkak të ndryshimit të sistemit. Rreth 10 vite më parë një kompani amerikane në të njëjtin vend dhe në të njëjtën thellësi arriti të gjente një shtresë të konsiderueshme naftëmbajtëse. Por investimi ju shit kompanisë britanike Shell që sa duket tashmë ka realizuar një tjetër sukses me një pus tjetër.

Nisur nga statusi i Ramës ka të ngjarë që bëhet fjalë për të njëjtin pus nafte, por që tashmë kompania Shell ka vendosur ta shfrytezojë. Kjo do të thotë se shteti shqiptar do të marrë një pjesë të fitimit nga shitja e produktit./abcnews.al

./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!