Apartamenti luksoz ndodhet në katin e 40-të në zonën e Los Angeles dhe është një nga apartamentet më të shtrenjta në Hollywood.
Familja e Rihanna-s po rritet dhe ajo ka gjetur apartamentin ku do të kalojë vitet e ardhshme me dy fëmijët e saj dhe A$AP Rocky. Ky apartament luksoz i veçantë, para se ylli ta blinte, i përkiste protagonistit të “Friends”, Matthew Perry, i cili e nxori apartamentin në shitje në vitin 2021 për 21.6 milionë dollarë.
Rihanna purchased Matthew Perry’s penthouse in an iconic LA building – and the living room is incredible https://t.co/88MTqGbgZR pic.twitter.com/bIodIOtwWI
— Homes & Gardens (@homesandgardens) April 17, 2023
Apartamenti ka një pamje panoramike të të gjithë Los Anxhelosit, ndërkohë që ka edhe dukshmëri nga oqeani, por edhe malet e Hollivudit. Gjithashtu ka katër dhoma gjumi, tetë tualete, një dhomë ngrënie, një dhomë tjetër ngrënie, kuzhinë dhe dhoma shtesë. Mund të shijoni ende pamjen, nga 4 tarracat që ka, si dhe dhomat e argëtimit.
Grupi arkitektonik i Robert AM Stern, e kishte ndërtuar këtë apartament në vitin 2010 dhe shumë shpejt u bë një nga apartamentet më të kërkuara në zonë, me shumë të famshëm të interesuar për ta blerë atë. Së fundi, ka edhe pishina, kopshte, dhoma shfaqjeje dhe madje edhe një punishte vere./abcnews.al