Zbulohet aktorja që do të luajë Madonnën në filmin biografik të saj

schedule19:04 - 8 Qershor, 2022

schedule 19:04 - 8 Qershor, 2022

Interpretimi i personazhit të Madonnës është një sfidë e madhe dhe vetëm një aktore vërtet karizmatike mund ta përballojë atë. Pra, zgjedhja e Julia Garner për rolin e mbretëreshës së popit në biografinë e re filmike të yllit, duket se është e shkëlqyer.

Protagonistja e serialit “Ozark”, është zgjedhur për rolin kërkues mes dhjetëra kandidatëve.

Tashmë aktorja 28-vjeçare do të përballet me sfidën e dyfishtë për të luajtur një yll që jo vetëm është gjallë, por do të marrë pjesë edhe në biografinë e saj si bashkëskenariste, producente dhe regjisore. Madonna do të drejtojë, pra në një farë mënyre vetë.

Një tjetër emër i fortë që përflitet se do t’i shtohet kastit është ai i Julia Fox, e cila mund të luajë shoqen e ngushtë të Madonna-s, Debi Mazar.

Duke folur për miqësinë e tyre, vetë Mazar tha në një intervistë të fundit për People: “Është një marrëdhënie shumë personale. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin për Madonën. “Ajo është një shoqe e dashur, një nënë e mirë dhe një person i mirë”. Aktorja 57-vjeçare shtoi: “Personalisht, nuk kam aq shumë energji për të bërë atë që ajo bën. Më frymëzon. Ajo është vazhdimisht krijuese dhe inteligjente”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!