Janë zbuluar uniformat e reja të Barcelonës, për sezonin 2020/21. Uniforma e parë dhe e tretë e Barcelonës, janë zbuluar nga FootyHeadlines, publikuar dhe nga spanjollja Mundo Deportivo më pas.
Uniforma e parë, shumë pak ndryshim nga ajo e sezonit aktual, me ngjyrat blaugranase që dominojnë. Megjithatë, shiritat janë më të gjerë në krahasim me uniformën aktuale.
Ndërsa uniforma e tretë, është totalisht koncept i ri. Katalanasit do të zbresin në fushë me një uniformë ngjyrë rozë, me detajet ngjyrë e kaltër e hapur. Një koncept që nuk është pritur mirë nga tifozët e Barcelonës, por këto uniforma, nuk janë ende zyrtaret./abcnews.al