Zbulohen tre raste të hepatit akut te fëmijët në Greqi

schedule18:32 - 12 Maj, 2022

schedule 18:32 - 12 Maj, 2022

Tre raste me hepatit akut te fëmijët janë identifikuar në Greqi, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Dy të të moshës 14 muajsh dhe një 10 vjeç, shfaqën simptoma nga trakti gastrointestinal, dhimbje barku dhe të vjella dhe temperaturë, ndërsa testi laboratorik tregoi një rritje të enzimave të mëlçisë (transaminazave> 500 IU/ml).

Fëmija tjetër, 18 muajsh, ishte asimptomatik dhe transaminazave të tij rezultuan të rritura 500 IU/ml në një test laboratorik parandalues.

Njëri nuk u shtrua në spital dhe dy të tjerët  kishin nevojë për disa ditë shtrimin në spital. Fëmijët nuk kanë pasur komplikime, nuk kanë marrë trajtim të veçantë dhe janë në gjendje të përgjithshme të stabilizuar. Siç thekson EODY, mjekët janë vigjilentë për këtë situatë të krijuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!