Zbulohen shifrat marramendëse, sa do të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020?

schedule12:25 - 21 Janar, 2020

schedule 12:25 - 21 Janar, 2020

Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vjesiu, janë disa prej figurave të njohura që do të prezantojnë “Sanremo 2020”.

Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret.

Gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruan se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë euro.

Nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset.

“Il Giornale” shkruan se 10 vajzat që do të prezantojnë “Sanremo-n” do të paguhen 20-25 mijë euro.

Ndërkohë, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!