Zbulohen për herë të parë në Afrikë fosilet e një dinosauri

schedule09:00 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:00 - 17 Nëntor, 2020

Disa fosile të dinosaurëve me sqep pate janë zbuluar në Afrikë. Emri shkencor i tyre është adrosauridë, dhe kanë qenë një ndër familjet më të përhapura përgjatë periudhës së Cretacit.

Fosilet e gjetura i përkasin një specieje të zbuluar në Marok e që ka jetuar rreth 70-65 milionë vjet më parë. Sipas një prej koordinatorëve të studimit të Universitetit Bath, Nicholas Longhrich, në atë epokë kontinenti afrikan nuk kishte asnjë lidhje tokësore me kontinentët fqinj.

Kjo është hera e parë që gjenden fosile të këtij lloj dinosauri dhe zbulimi vërteton se këta banorë të lashtë të Tokës gjendeshin në të gjithë kontinentet, pavarësisht se të ndarë nga mijëra e mijëra kilometra ujë me njëri-tjetrin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!