Forat e Armatosura zbuluan në Pukë një arsenal armësh, pranë një zonë banimi. Të premten ishin punonjësit e Bashkisë së Pukës që gjetën një predhë të madhe luftarake, të fshehur në disa shkurre. Xhenierët e Forcave të Armatosura, kryen një krehje të gjërë të zonës përreth, ku u zbuluan edhe 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht. Dyshohet se këto municione të kenë dalë nga depot e Forcave të Armatosura dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve. /abcnews.al