Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Cakaj takimin e parë në këtë vizitë e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk ku kanë diskutuar në lidhje me perspektivat e përbashkëta të dy qeverive.
Cakaj falënderoi edhe njëherë popullin e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e tërmetit tragjik, ku shtoi se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë.
“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritetit që ka sfiduar edhe kufijtë e të besueshëm, institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë”, tha Cakaj.
Ndër të tjera ministri në Detyrë ka deklaruar se në takim me homologun e tij Konjufca trajtuan disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin e mëtejmë. Ai ka theksuar ndë rtë tjera se është shprehur gatishmëria për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta.
“Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ministri në Detyrë Cakaj./abncews.al