Zbulohen kalldrëmet e hershme në rrugicat e Gjirokastrës

schedule19:25 - 28 Shkurt, 2019

schedule 19:25 - 28 Shkurt, 2019

Në qytetin e Gjirokastrës janë zbuluar gjurmët e kalldrëmeve të hershme të këtij qyteti. Bëhet fjalë që ato të jenë ndërtuar 500-vjet më parë. Për këtë arsye është vendosur pezullimi i punimeve për rehabilitimin e rrugicave. 

Duket se në Gjirokastër është zbuluar kalldrëmi i parë i ndërtuar në këtë qytet. Gjurmët e tij u ndeshën gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugicave. Bëhet fjalë për dy fragmente me gjatësi 5 deri në 6 metra.

Për këtë arsye janë bllokuar punimet në bllokun 4 dhe 5 si dhe 2 dhe 4 . Polo tregon se menjëherë u kërkua instancave përkatëse devijimi i projektit. Kalldrëmi sipas tij duhet të qëndrojë ashtu siç e kanë ndertuar mjeshtrit e hershëm.

Gjirokastra ruan të fshehtat e saj të pazbuluara. Një fakt janë edhe harqet mahnitëse zbuluar tek lokal Kashau i cili tashmë do të kthehet në një atraksion më shumë për vizitorët.

Pazari në formën që ka sot është ndërtuar rreth 500 vjet më parë.  Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës.

Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentet e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës.

Vendi i quajtur si Qafa e Pazarit është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!