Zbulohen emrat, kush do të prezantojë “Eurovision Song Contest 2022”

schedule16:02 - 26 Janar, 2022

schedule 16:02 - 26 Janar, 2022

Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika pritet të prezantojnë “Eurovision Song Contest 2022” në Torino. Megjithëse, nuk ka ende një konfirmim zyrtar, prezantuesit do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të shkurtit, raporton agjensia së lajmeve Adnkronos.

Thashethemet për këto tre emra kanë qarkulluar prej muajsh. Këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre. Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, thuhet se është gati të nënshkruajë kontratën e tij.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në natën e dytë të Sanremos, me 2 shkurt pasi është planifikuar se Laura do të jetë e ftuar speciale. /abcnews.al