Zbulohen dy raste me variantin e koronavirusit nga Afrika e Jugut në SHBA

schedule18:31 - 28 Janar, 2021

schedule 18:31 - 28 Janar, 2021

Autoritetet shëndetësore në SHBA janë alarmuar pas zbulimit të dy rasteve me variantin e ri të koronavirusit, i shfaqur në Afrikën e Jugut.

Rastet u diagnostikuan në Karolinën e Jugut për herë të parë dhe pacientët nuk kanë një histori udhëtimi të kohëve të fundit.

Agjencia shtetërore tha se nuk kishte asnjë lidhje të njohur midis dy rasteve , që do të thotë se lloji i ri, i cili është shumë ngjitës, mund të shpërndahet gjerësisht në komunitet.

Ndërkohë, prania e variantit të Afrikës së Jugut në SHBA është veçanërisht shqetësuese sepse disa studime laboratorike kanë treguar që zvogëlon efektivitetin e vaksinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!