Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen dhuratat që Princi Louis, Princesha Charlotte dhe George morën për Krishtlindje këtë vit

schedule15:07 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 15:07 - 26 Dhjetor, 2022

Princesha 7-vjeçare Charlotte dhe Princi katër-vjeçar Louis u kapën në ditën e Krishtlindjeve teksa merrnin dhuratat më të ëmbla.

Të vegjëlit mbretërorë dolën me prindërit e tyre, Princeshën e Uellsit, Princin William dhe vëllain e tyre, Princin George, pasi morën pjesë në shërbimin e Krishtlindjes të Mbretit Charles në Sandringham.

Dhuratat Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George morën nga fansat mbretërorë



Princi Louis u kap duke mbajtur një dhuratë nga një fans, e cila ishte një arush pellushi me një kapelë leshi të Babagjyshit. Princesha Charlotte u pa duke mbajtur dhuratën e saj, e cila dukej shumë e ngjashme me atë të vëllait të saj. Sigurisht që një dhuratë ka marrë edhe George 9-vjeçar.

Sipas shtypit të huaj, dita e Krishtlindjes ishte e veçantë për Princin William dhe Kate, pasi dihet se ata i duan mbledhjet dhe festimet familjare.

Gjithashtu morën pjesë në shëtitjen mbretërore Earl dhe Kontesha e Wessex së bashku me vajzën e tyre, 19-vjeçaren Lady Louise Windsor dhe 15-vjeçarin James, të cilët u ftuan t’i bashkoheshin mbretit Charles në Norfolk për Krishtlindje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!