VIDEO/ Zbulohen detajet, çfarë u bë shkak për zjarrin që përfshiu dy lokalet në Tiranë

schedule09:40 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 09:40 - 28 Dhjetor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar nga zjarri që përfshiu mbremjën e djeshme dy lokale në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.

Sipas ekspertizës, zjarri filloi në njërin nga lokalet prej rrjedhjes së bombolës së gazit dhe më pas u përhap në lokalin tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:40. Zjarri u fik dhe duke lënë vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë për rastin:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!