Me gjendjen shëndetësore të Evan Ndicka të përmirësuar ndjeshëm, Roma dhe Udinese kanë filluar të mendojnë sërish për futbollin, teksa po diskutohet edhe data e mundshme e vijimit të ndeshjes, pasi takimi i së dielës u ndërpre në minutën e 71′-të me rezultatin e barabartë 1-1 dhe do të vijojë pikërisht në atë moment, teksa nuk ka ende një datë zyrtare për zhvillimin e saj.
Rregullorja parashikon që dy klubet të bien dakord vetë për një datë dhe nëse nuk ka një marrëveshje, atëherë ndërhyn Liga për të caktuar ajo datën kur do të luhen minutat e mbetura, teksa opsioni i parë i mundshëm është 25 prilli, ditë e enjte, por mbetet për t’u parë nëse Roma do të jetë dakord t’i luajë ato 20 minuta mes përballjes me Bolonga-n të hënën dhe Napoli-n të dielën e ardhshme.