Zbulohen 5 raste të reja me COVID në Berat, pozitivë edhe një mësuese dhe një infermiere

schedule09:37 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:37 - 26 Dhjetor, 2020

Pesë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në qytetin e Beratit. Të prekurit janë konstatuar në spital dhe në disa institucione.

Burime bëjnë me dije për ABC se pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.

Një ditë më parë në Berat u konfirmuan 9 raste të reja me koronavirus. Aktualisht ky qytet numëron 871 raste aktive me COVID./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!