Zbulohen 244 bimë kanabis në një fshat të Lukovës, procedohet penalisht kryetari dhe punonjësi i shërbimit pyjor

schedule16:19 - 4 Tetor, 2023

schedule 16:19 - 4 Tetor, 2023

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të drogës në Lukovë. Për këtë arsye u procedua kryetari i fshatit Shënvasil, ku u gjet droga, dhe punonjësi i shërbimit pyjor në këtë zonë, për shpërdorim detyre.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Shënvasil, në një sipërfaqe toke, u gjetën të kultivuara 244 bimë të dyshuara kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!